Transmetuar më 12-02-2022, 16:00

Mbi 3 kg flori iu kap sot një shqiptareje në aeroportin e Stambollit. ‘Thesari’ ishte fshehur në një valixhe në barkun e gruas.

Gruaja me emrin Fatime Reçi u ndalua nga siguria e aeroportit dhe u shoqërua në polici për të dhënë shpjegime.

Brenda valixhes dhe çantës që e kishte fshehur nën rroba, asaj iu gjetën bizhuteri dhe 3 kg ar të padeklaruara në doganë.

Fatime Reçi është nga Laçi dhe mendohet se është ‘korrierja’ e një grup i kriminal shqiptar që operon në këtë zonë.

Në valixhen e fshehur në zonën e barkut, poshtë rrobave, u gjet jo pak por 3 kg e 117 gram flori me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira, 14 ora dore të markave të ndryshme me vlerë tregu 565 mijë lira, bizhuteri ari, unaza vathë, rreth 588 gram me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira, 73 bizhuteri ari gjithsej 104 gramë ari në pesha të ndryshme, në formën e 817 gramë monedha në përmasa dhe pesha të ndryshme dhe 8 shufra të vogla, me vlerë tregu rreth 83 mijë e 400 lira, të cilat u sekuestruan nga policia turke.

Organet kompetente në Turqi kanë nisur hetimin e rastit në fjalë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd