Transmetuar më 12-02-2022, 12:40

Për shkak të zhvillimeve pranë kufirit ukrainas, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
Sipas MEPJ, ekziston rreziku i përshkallëzimit të situatës.
Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910;
ose në adresat e emailit: [email protected]; [email protected]; [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





