Transmetuar më 12-02-2022, 07:54

Balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani, aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Einxhel Shkira janë katër finalistët e ‘Big Brother Vip’.

Ata do të presin 18 shkurtin në shtëpinë që kanë ndarë bashkë që nga muaji tetor.

Fillimisht u eliminua aktorja Arjola Demiri. Publiku kishte vendosur që aktorja ta mbyllte lojën këtë mbrëmje dhe ajo vetë tha se e kishte fituar çmimin e madh, shtëpinë që mori dhuratë.

Mes Monikës dhe Einxhelit, kjo e fundit vijoi lojën, ndërsa aktorja la këtë mbrëmje shtëpinë.

Tashmë gara vijon vetëm mes Ilirit, Beniadës, Donaldit dhe Einxhel. Pritet fituesi!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd