
Arbana Osmani është një nga moderatoret më të njohura shqiptare.
Ajo është shprehur shumë e lumtur për audiencën e lartë që ka pasur ky format duke ndarë me ndjekësit edhe disa momente nga prapaskena.
“Jam shumë e lumtur, krenare dhe pafund mirënjohëse. Kam shijuar çdo pjesë. Jam me fat që bëj punën që dua me njerëzit që dua”, shkruan Arbana në faqen e saj zyrtare në Instagram.
Po çfarë presim pas Big Brother?, e pyet një fans/e. “Një film shumë të bukur në kinema që mezi pres ta shihni të gjithë”, përgjigjet moderatorja.
Sonte Big Brother ka gjysmëfinalen e madhe. Të martën do të jetë pushim, duke u zëvendësuar me Big Brother Fan Club, ndërsa të premten e ardhshme është finalja.
Sonte mësohenh edhe dy finalistët e dytë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





