Transmetuar më 11-02-2022, 21:01

Big Brother ka hyrë në fazën finale dhe mjaft interesante.

Të mërkurën banorët morën një zarf të bardhë nga “Vëllai i Madh”. Zarfi kishte të bënte me disa zgjedhje për banorët duke iu mundësuar të darkojnë me familjarët, miqtë dhe ish-banorët.

Kjo darkë do iu kushtonte me para nga çmimi i fituesit 115 mijë euro. Darka me ish-konkurrentët, Paloma, Sabiani, Dagzi, Beatrix dhe Arditi iu kushtoi 2500 euro.

Ndërkohë, DJ Dagz, Sabiani dhe Beatrix Ramosaj janë disa nga ish-banorët që do të hyjnë sërish brenda shtëpisë, jo si konkurrentë, por si mysafirë.

Sonte është nata e fundit para finales ku do të zgjidhen edhe finalistët e dytë dhe të fundit.

Në spektaklin e sotëm janë në votim 4 banorë:

Donaldi, Einxhel Arjola apo Monika. Kush do jenë edhe dy finalistët e fundit?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd