Transmetuar më 11-02-2022, 14:32

Pas hyrjes së dy opinionistëve të spektaklit më të njohur në Shqipëri ‘Big Brother Vip’, banorëve iu bashkuan për të darkuar me ta disa emra të njohur shqiptarë.

Mbrëmjen e kaluar kaluan disa çaste me moderatoren Xhemi Shehu, Salsano Rrapi, Agron Llakaj, Flori Gjini, Ermal Mamaqi dhe Edi Manushi.

Gjatë bisedave të shumta mes tyre, Agron Llakaj ka zbuluar një detaj që ne nuk e dinim për të dhe Monika Lubonjën. Ai tha se ata të dy kanë qenë në një shkollë së bashku.

“Me Monikën nuk jemi shokë të afërt, por kemi qenë në shkollë bashkë. Monika ishte një vit mbrapa meje. Sepse unë kam shkuar baba në shkollë, Monika ishte gocë e re”, u shpreh Agroni.

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj nuk ngurroi të shprehte mendimin e tij përsa i përket eksperiencës së Monikës në “Big Brother Vip”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd