
Një gazetare është ekzekutuar nga bota e krimit në Meksikë.
Mediet e huaja raportojnë se është vrarë gazetarja e ‘Noticias web’, Amber Lopez Vazquez, ndërsa janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar.
Kjo është gazetarja e pestë që vritet brenda këtij viti në Meksikë, sipas një raporti bazuar në të dhënat e organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij (RSF).
Sipas prokurorit të shtetit Arturo Calvo, gazetarja u vra brenda makinës së saj në Oaxaca. Dy autorët e dyshuar janë arrestuar.
“Edhe pse i kemi kapur dy autorët, autoritetet nuk përjashtojnë ndonjë skenar për të arritur deri te “autorët që e porositën” këtë vrasje”, shtoi Kalvo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





