Transmetuar më 11-02-2022, 09:26

Juve fitoi 2-1 me Sassuolo thuajse “in extremis”, duke shmangur kohën shtesë dhe kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Tashmë, Dusan Vlahovic do të rikthehet në Firence. Falë një veprimi të serbit lindi rezultati i vonë 2-1.

Në realitet ishte autogol. Ndeshjen e kishte zhbllokuar Dybala pas më pak se tre minutash lojë, ndërsa barazimi 1-1 erdhi në pjesën e parë nga Traoré. Lojë e mirë, me shumë konkludime nga të dyja palët, ku më i miri në fushë ishte portieri Emilian Pegolo.

Trajneri i Juventusit foli për fitoren e marrë me shumë djersë, por shikon edhe nga kampionati: “Potencialisht tani jemi -11 pikë nga Interi dhe -7 pikë nga Milani e Napoli. Le të mendojmë për Atalantën të dielën, një ekip agresiv dhe fizik. Do të jetë një hap i rëndësishëm për ne. Të tjerat janë jashtë mundësive tona, duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.

Duke u ndalur të dy përforcimet e janarit, trajneri bardhezi tha se Vlahovic dhe Zakaria janë integruar mirë në një ekip, që po kalon periudhë pozitive sportive: “Jemi të kënaqur me Vlahovic dhe Zakaria. Ata kanë veçori që ne nuk i kishim. Vlahovic duhet të jetë më i pastër në lojë, duke sulmuar më mirë thellësinë”.

Në fund, edhe disa fjalë për ndeshjen: “Në pjesën e dytë krijuam shumë. Në pjesën e parë, pas golit, e lëshuam pak ndeshjen dhe më pas Sassuolo barazoi”.

Për Morata: “Ai ka luajtur gjithmonë me një pikë referimi, me shpinë nga porta nuk mund të shprehet plotësisht. Alvaro bëri mirë si Locatelli dhe Rabiot. Edhe të tjerët bënë mirë, përveçse fjetën 25 minuta në pjesën e parë. Në të dytën, të gjithë luajtën më mirë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd