Transmetuar më 11-02-2022, 07:35

Në kuadër të transparencës me qytetarët, janë publikuar pagat e zyrtarëve të qeverisë së Malit të Zi.

Qeveria e Malit të Zi ka bërë transparente listën e pagave të zyrtarëve publikë për muajin janar të këtij viti.

Mësohet se sh-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka marrë pagë neto prej 2300 eurove.

Në të njëjtin raport thuhet se zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq është paguar 1732 euro, ndërsa sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Zana Prasceviq Milaçiq u pagua 1503 euro. Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e Qeverisë së Malit të Zi, zëvendësi i saj, Nikola Kandiq ka fituar 1448 euro në janar, raportojnë mediat malazeze.

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Ivana Maloviq ka marrë pagën e muajit janar prej 1478 eurove, ndërsa këshilltari i kryeministrit, Dejan Abazoviq rreth 1670 euro. Këshilltarja e kryeministrit për media, Ananije Jovanoviq, në janar ishte paguar 1410 euro, ndërsa këshilltari i kryeministrit për siguri, Vojo Lakoviq rreth 1740 euro.

Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Zorka Kordiq, mori një pagë neto prej 1,650 eurove në muajin janar. Përfaqësuesja e Malit të Zi para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Valentina Pavliçiq, mori një pagë prej pak më shumë se një mijë euro në janar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd