Transmetuar më 10-02-2022, 22:38

"Vëllai i madh", disa ditë më parë, i dha një detyrë banorëve të cilët duhet të gjenin se cili lajm ishte i vërtetë dhe cili jo.

Një nga këto lajme ishte edhe pjesëmarrja e Antonela Berishës në festivalin e "Sanremos".

Shumica e banorëve nuk e besuan këtë lajm, pasi sipas tyre është shumë e vështirë të bëhesh pjesë e këtij festivali. Mes të tjerash, Iliri përmend edhe Alketa Vejsiun dhe pjesëmarrjen e saj të bujshme në këtë festival.

“Të shkosh të prezantosh Sanremo ka qenë një Alketa Vejsiu, nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti që është më i madhi i Italisë dhe hyri për një prezantim të shkurtër. Anontela të prezantojë Sanremo-n? A jeni në metro apo jo? “.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd