
Princi Charles ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe tani është i izoluar. Lajmi u bë i ditur nga Clarence House, rezidenca e tij, e cila njoftoi nëpërmjet Twitter edhe që Camilla rezultoi negative.
Kjo është hera e dytë që Charles infektohet me Covid. Trashëgimtari 73-vjeçar i fronit u infektua fillimisht në Mars 2020, kur pati vetëm simptoma të lehta.
Clarence House konfirmoi se Princi Charles ishte vaksinuar tre herë, por nuk dha asnjë detaj për gjendjen e tij shëndetësore dhe simptomat që mund të ketë.
Sipas rregullave në Britani, Charles duhet të izolohet për 10 ditë të plota, por mund ta përfundojë izolimin më herët nëse rezulton negativ në ditën e pestë apo të gjashtë.
Kryeministri Boris Johnson ka sinjalizuar se këto rregulla mund të hiqen brenda pak javësh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





