Transmetuar më 10-02-2022, 21:49

Kryeministri Edi Rama ka folur me gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Rama ka folur për zgjatjen e afateve të Vetingut, si dhe për zgjedhjet lokale të 6 Marsit, ku sipas tij PS ka numrat për të qenë fituese.

Në nisje të komunikimit me gazetarët, Rama u ndal dhe te Këshillimi Kombëtar, ku qeveria pyet qytetarët për disa nisma, përfshirë legalizimin e kanabisit.

"Është një proces i ri, edhe ne kemi dilema. Nuk është se ne po u themi njerëzve na jepni ju opinione që shkojnë përtej nesh dhe t’i përdorim për luftë politike. Për të gjitha çështjet që mund të ndjekim ka argumente. Nëse duhet apo nuk duhet të legalizojmë përdorimin e kanabisit mjekësor. Deri tani kemi ndjekur rrugën e Jo, tani është koha të ndjekim rrugën e Po. Nuk kërkohet asgjë tjetër veçse kërkesës për t’u bashkuar. Nga përçarja kosto kryesore ka rënë në çështjet që kanë më shumë rëndësi.

Kemi folur edhe për zgjedhjet lokale. Kemi folur për numrat. Kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Patronazhistët janë pjesë e PS. Ka nisur puna e tyre. Ata janë në punë si ju në terren dhe kanë nisur punën në terren. Besoj se do kemi rezultat pozitiv madje shumë pozitiv. Çdo gjë që bashkon është pozitive. Arsyet nuk kanë rëndësi para faktit që sot kemi zgjatjen e mandatit për një proces të vështirë për pjesët e veta shumë pozitive.

Nuk ka qenë proces perfekt por një sistem drejtësie në një vend që nuk ka pasur drejtësi kurrë. Në Shqipëri nuk ka pasur kurrë sistem drejtësie. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë nuk mjafton të duash ta kalosh në letër por duhet një durim i madh për ta zbatuar. Ajo që kemi bërë ne këto vite është e paprecedentë. Është lajm i mirë që zgjatet mandati që ai institucion ta çojë deri në fund. Ka akoma shumë llum dhe një pjesë të madhe që nuk e kanë kaluar vettingun. Nuk kam dijeni për negociatat në anglisht", tha Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd