Transmetuar më 11-02-2022, 08:00

Victoria Beckham ka pasur gjithmonë një fizik marramendës, tepër elegant. Ajo vazhdon t’i ruajë linjat perfekte fizike edhe në moshën 47-vjeçare, pas katër shtatzënive. Çfarë fshihet pas kësaj? Ka qenë bashkëshorti i saj, David Beckham, ai që ka treguar për zakonet e ushqimit të "Posh Spice", shumë e vëmendshme ndaj të ushqyerit. Victoria ka "stomak" ndryshe nga ish-futbollisti, që i pëlqen të eksperimentojë në kuzhinë dhe dëshiron të ndajë disa pjata më të përpunuara me gjysmën e tij më të mirë.

Ish-futbollisti tregoi për dietën e Victoria në podcast-in "River Cafe Table 4": "Ngrënia dhe pirja më pëlqen shumë, – rrëfeu David Beckham. – Kur provoj diçka të mirë, dua që ta shijojnë të gjithë në familje. Megjithatë, për fat të keq, jam i martuar me dikë që ka 25 vite që ha të njëjtën gjë. E vetmja herë që ajo shijoi diçka nga pjata ime ndodhi kur ishte shtatzënë me Harper. Kjo është ende një nga netët e mia të preferuara edhe sot. Nuk e mbaj mend çfarë ka ngrënë, por e di që nuk ka ngrënë më nga menuja im qysh atëherë.” David, i cili në kohën e Milanit ishte regjistruar edhe në një kurs gatimi italian, nuk tregoi nëse ka apo jo një nutricionist që e ndjek gruan e tij.

Pra, çfarë ha Victoria Beckham? Kryesisht peshk të pjekur në skarë dhe perime të ziera në avull. Shumë rrallë largohet nga këto dy lloje gatimesh për të zgjedhur një ushqim më pak dietik. Një zgjedhje e konfirmuar nga vetë ajo në të kaluarën: “Më pëlqen të ha perime të ziera në avull, të cilat i shoqëroj vetëm me uthull balsamike”. Pra, salcat, vaji, gjalpi dhe erëzat e tjera janë të ndaluara. Nga çfarë nuk heq dorë ajo? Nga një fetë buke integrale e mbuluar me vaj ulliri e kripë: "E di që mund të tingëllojë e mërzitshme kur bëhet fjalë për ushqimin, por unë e dua tostin e kripur me drithëra integrale. Janë ato karbohidrate që më bëjnë të ndihem mirë".

Ndër sekretet e saj, megjithatë është edhe sporti. Së bashku me David dhe qentë e tyre ajo bën shëtitje të gjata, ose stërvitet në palestrën që kanë në shtëpi "Beckhams". Pa harruar ndihmën e një trajneri personal me të cilin stërvitet 6 ditë në javë, nga dy orë në ditë (ndonjëherë edhe në 6 të mëngjesit). Me të iu përkushtohet ushtrimeve për këmbët, krahët dhe forcimin e muskujve të vitheve e barkut. Herë pas here nuk mungon edhe një seancë e mirë joga.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd