Transmetuar më 10-02-2022, 15:40

Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , Amaros Deda 32 vjeç banues në Shenkoll, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





