Transmetuar më 10-02-2022, 14:42

Udhërrëfyesi i Real Madridit, siç raportohet nga "AS", ka Haaland si objektiv të merkatos së verës, por jo si prioritet. Në zyrat e klubit të bardhë, emri i vetëm që rezonon me forcë sovrane është ai i Kylian Mbappé, sulmuesi që pritet të dominojë futbollin botëror gjatë dekadës së ardhshme.

Real Madridi, para së gjithash nuk mendon të bëjë ndonjë lëvizje të re në telenovelën për Mbappe, deri pas ndeshjes me PSG-në në Champions, ditët në vijim. Më saktësisht, ndeshja e parë do të luhet të martën, më 15 shkurt, në "Parces des Princes", ndërsa ndeshja e kthimit në "Santiago Bernabéu" tri javë më vonë, të mërkurën e 9 marsit.

Deri në atë datë nuk do të ketë lëvizje, nëse vetë sulmuesi francez nuk i ndryshon gjërat me ndonjë deklaratë. Pasi të përfundojë përplasja direkte e Ligës së Kampionëve, Real Madridi do të fillojë të lëvizë në mënyrë diskrete për nënshkrimin e Mbappé.

Dhe me francezin teorikisht të dakordësuar, Florentino Perez do të fillonte operacionin për të siguruar shërbimet e gjigantit norvegjez. Firmosja me Haaland nuk konsiderohet për merkaton e radhës, por tjetra do të ishte ideale.

Që dy yjet të kontraktohen menjëherë, kjo duket e pamundur, duke pasur parasysh se Haaland me siguri do të marrë propozime të mëdha nga gjigantë të ndryshëm të Europës, si Manchter City, Bayern Munich apo Barcelona.

Ai duhet t’i refuzojë ato oferta dhe të vazhdojë te Borussia Dortmund, duke pritur edhe 12 muaj për të kaluar në "Santiago Bernabeu" (ka kontratë me verdhezinjtë deri në qershor 2024). Duke marrë parasysh që vullneti i lojtarit kalon nga Madridi, nuk është një skenar i pamundur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd