Transmetuar më 10-02-2022, 12:40

Janë bërë publike disa caste të takimit të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe 3 përfaqësuesve të "5 Majit".

Teksa banorët pretendojnë se kryeministri i ka ofenduar dhe fyer dhe është larguar nga takimi me to, ata shtojnë ndër të tjera se i ka lënë vetëm me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Në video të siguruar, Rama dëgjohet duke i thënë nënë Lizës: Mua nuk më flet dot kështu ti! Dëgjo këtu, kur je përballë meje…

Ndërkohë që banorja Loreta Nikolli shprehet në video se kryeministri nuk i ka dëgjuar fare pretendimet e tyre dhe është larguar nga takimi.

Kujtojmë se prej kohësh banorët i kanë refuzuar me forcë shembjen e banesave të tyre, teksa pretendojnë se kjo nuk është e drejtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd