









Teksa Sali Berisha mbante një fjalim për gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbritur vetëm pak metra pas tij për të hyrë në seancën e Kuvendit.
Berisha nuk i ka kursyer ironitë ku gjatë fjalës së tij për mediat është shprehur se “Armiku më i rrezikshëm është ai që të rri pas shpine.”
Ndër të tjera, Berisha paralajmëroi se do të merret nisma ligjore për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë.
Berisha: Ç’njerëzinë e kreut të Meduzës ndaj banorëve të cilët në përputhej me ligjet dhe Kushtetutën e vendit por mbrojnë shtëpitë e tyre që barbarisht po u shkatërrohen nga një bandë e veshur me pushtet në kundërshtim me të gjithë parimet dhe ligjet. Të ftosh qytetarë në bisedime është një akt normal. T’u përplasësh tavolinën me grusht është masë ekstreme. Për të gjitha këto dënoj me ashpërsinë më të madhe. Do merret nisma ligjore për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë me praktikën që po ndjek kreu i Meduzës janë qindra mijëra banesa të pasigurta në Shqipëri.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





