
Sot është zhvilluar një interpelancë në Kuvend lidhur projektin për Portin e Durrësit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri për investimet në portin e Durrësit, duke sqaruar paraprakisht se atje do të investojë “Emaar Group” njësoj si ka bërë në Malin e Zi. Në fjalën e saj, Balluku tha se investimi në Portin e Durrësit vjen nga kompania Syphony, pranë e Mohamed Alabbar dhe në këtë projekt do të punësohen 12 mijë persona, përgjatë të gjitha fazave të ndërtimit. Pjesë e projekti do jenë edhe 12 mijë banesa sociale përveç 5 hoteleve edhe objekteve të tjera. Ndërsa nuk harroi që të përmendte dhe efektin që sipas saj porti i mallrave shkakton në mjedis dhe në shëndetin e qytetarëve, por nuk ka cituar asnjë studim, të cilit i referohet. FJALA E PLOTË E BALLUKUT:
Kur Mohamed Alabbar investon në Malin e Zi ne e kemi xhelozi, kur vjen të investojë të ne kemi akuza pafund. Rivalitizimi i porteve dhe moleve ekzistuese është gur themeli për zhvillimin detare dhe do të ndërtohet vizioni që do të ndërlidh funksionet e ekonomisë dhe turizmit. Janë parashikuar ndërhyrje të thella në Porto Romano pikërisht për këtë zhvillim. Ata që për ju kanë qenë mollë të ndaluar, ne kemi bërë garë ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë 14 kompania për projektin e Porto Romanon. Kur keni sensibilitetin për ambientin dhe diellin, atëherë duhet të kishit parë në Durrës ndotjen e ndodhur deri më sot në ambient nga bulku dhe nafta. Investimi vjen nga kompania Siphony, që është pronë e z. Alabar. Është një projekt që përfshin 79 hektarë nga Porti i Durrësit. Ndërtimi i marinës dhe strukturave akomoduese synon punësimin e 12 mijë punonjësve, përgjatë të gjitha fazave. Projekti do të përbëhet nga mbi 12 mijë banesa sociale, 5 hotele, dhe gjithsej 850 dhoma, përfshin 80 mijë metra katror park dhe hapësira, të përhapura 700 metra plazh të gjatë dhe 280 për anije. Faza e projektit përfshin zhvillimin e një zone prej 23 hektarë në fazën e parë. Porti i peshkimit është pjesë e projektit, nuk do të preket, nuk do të ndërtohet aty, do të përmirësohen vetëm strukturat. Aty është parashikuar ngritja e një strukture të përgjithshme, që do të ofrojë shërbime. Janë marrë të gjitha masat edhe për të mos pasur konflikt. Faza e parë parashikon ngritjen e 4 mijë apartamenteve. Projekti do të përmirësojë pamjen e qytetit, ekonominë e gjithë vendit, e mbi të gjitha do të kthejë Shqipërinë në pikën më atraktive turistike. Me Portin e Durrësit, nga viti 2009 ka ndryshuar shumë në Republikën e Shqipërisë, as shumë sa as ju vetë nuk i mohoni dot ndryshimet dhe veprat. Nuk e di pse e merrni mundimin dhe i referoheni planit të 2009, ndërkohë ka një plan i cili është shpallur në vitin 2016. Ekziston një plan i integruar i vitit 2016 dhe është bazuar mbi konceptin e hapësirës së mirë-menaxhuar ku harmonizohen nevojat për zhvillimin ekonomik. Elementi i tretë është desatinacioni autentik. Kemi një plan tjetër të transportit detar i miratuar në vitin 2020 pasi Shqipëria ka një vijë të gjatë detare. Portet përfaqësojnë një potencial shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Nuk e di ku e keni parë mungesën e transparencës zoti Xhaferraj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





