Transmetuar më 10-02-2022, 11:20

Ndahet nga jeta eurodeputeti Eduard Kukan. Kukan humbi jetën në moshën 83-vjeçare.

Kukan ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë nga viti 1998 deri në vitin 2006.

Ai zuri vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.

Ai ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2009 deri në vitin 2019.

Në vitin 1999 ai shërbeu gjithashtu si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan.

Këtë rol ai e mbajti së bashku me Carl Bildt.

Kukan ka dhënë kontribute edhe në integrimin e Shqipërisë në organizmat e BE.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd