
Policia Civile e shtetit brazilian të Sao Paulos arrestoi këtë të mërkurë një 20-vjeçar të akuzuar se kishte devijuar me mashtrim afro 220 mijë rea (rreth 42.105 dollarë) nga llogaritë bankare të futbollistit Neymar Júnior.
Sipas Sekretariatit të Sigurisë Publike të São Paulo-s, i riu, që punonte si asistent administrativ për një kompani, identiteti i të cilit nuk u zbulua, është pjesë e një grupi kriminal të dedikuar për mashtrim përmes transaksioneve të paligjshme.
I riu, i cili përdorte sistemin e thjeshtë bankar online të njohur si PIX, i cili po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në Brazil, u arrestua nga agjentë specialë të Departamentit Rajonal të Hetimeve Kriminale (Deic), të cilët kishin hetuar mashtrimin ndaj disa klientëve.
I dyshuari u arrestua në një lagje të “Zona Leste”, një nga rajonet më të populluara të Sao Paulos. Autoritetet treguan se tashmë kanë identifikuar persona të tjerë që morën pjesë në mashtrime. Sulmuesi i kombëtares braziliane dhe PSG nuk ka komentuar deri më tani për rastin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





