Transmetuar më 10-02-2022, 10:25

Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vettingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.

Këtë të enjte mbahet seanca parlamentare, ku pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e vetting-ut, kuvendi do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD-së.

Delegacionet e SHBA-së dhe disa shteteve europiane kërkuan dy ditë më parë shtyrjen e afateve të vetting-ut, duke e cilësuar is element të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasada amerikane në Tiranë, përmes një deklarate të përbashkët, kërkuan që të votohet zgjatja e afatit të vetting-ut.

Në deklaratën e dy selive diplomatike thuhet se Shqipëria gjatë viteve të fundit ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd