Transmetuar më 10-02-2022, 08:30

Armando Broja shtang edhe Antonio Conte, duke qenë pjesë e rëndësishme e fitores së të tijve ndaj Tottenham në Premier League. Sulmuesi shqiptar i Southampton duket i pandalshëm dhe në superformë.

Në transfertën e mbrëmshme në Londër, bomberi ynë kuqezi u bë protagonist në minutën e 23-të, kur shënoi gol, i gjashti për të në këtë kampionat. Ishte goli i barazimit të përkohshëm 1-1, sepse vendasit kaluan në avantazh me autogolin e Jan Bednarek në minutën e 18-të.

Rezultati përfundimtar ishte 3-2 për miqtë. Tottenham merr një tjetër humbje. Skuadra londineze rikthehet në shtëpi me zero pikë në xhepa në ndeshjen e radhës së Premier League. “Spurs” iu anulua goli i Bergwijn në të 93-tën, që mund ta kishte barazuar “in extremis” rezultatin e një ndeshjeje mjaft të luftuar dhe emocionuese.

https://twitter.com/AlFootballForum/status/1491505813571125251?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1491505813571125251%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fvideo-broja-ben-conten-te-qaje-tifozet-e-chelsea-i-bejne-apel-klubit-city-vazhdon-marshimin-drejt-titullit%2F

Kjo është disfata e dytë radhazi në kampionat për të besuarit e Conte, pas 2-0 të pak ditëve më parë ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”. Një skuadër e drejtuar nga Conte nuk kishte humbur dy ndeshje radhazi në kampionat që nga shkurti i vitit 2020.

Në kohën e Interit, trajneri humbi në “Coppa Italia” kundër Napolit dhe në Serie A kundër Lazios. Prandaj, përpjekjet për të kaluar Arsenalin dhe për t’u ngjitur bashkë me Manchester Unitedin në vendin e gjashtë dhe të pestë respektivisht dështuan për momentin.

Zona e Champions-it për skuadrën e Contes mbetet 4 pikë larg. Vendin e katërt e zë përkohësisht West Ham, i cili megjithatë ka dy ndeshje më shumë se “Spurs”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd