Transmetuar më 09-02-2022, 21:51

Avokati Spartak Ngjela ka debatuar me ndjekësit pas komentit në një fotografi të këngëtares shqiptare Rovena Ibrahimi. Në komentin e tij, Ngjela shkruan:

“Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”

Kjo duket se ka tërhequr dhe vëmendjen e komentuesve të tjerë, të cilët kanë replikuar me avokatin.

Një prej tyre shkruan: Spartak Ngjela na dole dhe qefli zotrote meqe ne politike dhe si analist e ke ndritur.

Ndërsa avokati Ngjela nuk ka hezituar që t’i përgjigjet duke i thënë: “…t’i je injorant… dhe budalla… pse kam gënjyer për një këngëtare te madhe”.

“Taku kur do vish ketej nga londra pim nje kafe te mblidhemi gjithe emigrantet pa politik se ketej jane Salillare” – shkruan një tjetër komentues.

Ndërsa avokati i përgjigjet: Faleminderit… mendoj të vij nga fillimi i prillit… do të të shkruaj…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd