
Finalja e Big Brother Vip është fare pranë. Aktualisht ndodhen 6 banorë në shtëpi, Iliri, Beniada, Arjola, Einxhel, Donaldi dhe Monika.
Të gjithë dëshirojnë të jenë në finalen e madhe.
Banorët e mbetur diskutuan një natë më parë dhe shprehën dëshirën për të qenë pesë finalistë në “Big Brother VIP”, por Vëllai i Madh nuk ka ndërruar mendje.
Në një letër të dërguar sot në shtëpi dhe ka bërë me dije se finalist do të jenë vetëm katër, pavarësisht dëshirës së shprehur nga vetë banorët.
“Banorë, vendimi për katër finalistë mbetët i pandryshuar. Ju rikujtojmë se vijon të jetë një televotim për dy finalistët e tjerë,”- shkruhej ndër të tjera në zarfin e bardhë.
Finalistë deri më tani janë shpallur vetëm dy: Beniada Nishani dhe Ilir Shaqiri. Ky vendim i ka mërzitur disi banorët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





