
Zlatan Ibrahimovic ka publikuar një video të stërvitjes së tij në palestër, të hënën, dhe nuk ka lënë askënd indiferent. Brenda një dite, videoja u shikua nga 12.5 milionë njerëz.
Ibrahimovic impresionoi shumë njerëz, edhe ish-sportistë profesionistë, duke bërë ushtrime për muskuj barku në një thes boksi. Megjithatë, jo të gjithë e kanë shijuar pa vepruar.
Legjendari Didier Drogba vendosi ta provokojë suedezin. Ish-sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka postuar një video të mikut të tij në Instagram, duke u ushtruar, dhe më pas i është drejtuar Zlatan-it me “Hej, vëlla”.
“Hej vëlla, Zlatan, shiko si po të imiton ky shoku im nga Liberia. Jo keq…”, – ka shkruar Drogba. Meqë ra fjala, personi i videos quhet Sekou Kalasko Damaro dhe është 45 vjeç.
Pra, 5 vite më i madh se sulmuesi suedez i Milanit. Tani mbetet të shihet reagimi i Ibrahimovic ndaj provokimit në fjalë…
Patience pic.twitter.com/to3TggUcar
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) February 7, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





