
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se ata që preken nga projekti i Unazës në zonën e Paskuqanit, që po protestojnë prej javësh, nuk do të mbeten pa u strehuar.
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku tha për mediat, se projektet që po ndërtohen janë në të mirë të qytetarëve dhe të zhvillimit të zonës.
“Kjo qeveri është ajo që ka ndërtuar mijëra banesa për të pasterhët nga tërmeti, s’do ndodhë që të ngelë askush në rrugë, bëhet fjalë për 654 banesa të cilët janë të legalizuara e do trajtohen sipas ligjit, për të tjerët po punojmë për një instrument që do akomodojë familjet që preken nga projekti.
Projekte të tilla që janë në të mirë të publikut nuk duhet të zhvillohen? Të gjithë e dinë që aty do kalonte unaza por kanë marrë riskun për të ndërtuar. Qeveria Rama do marrë masat e askush s’do mbetet pa banesë”, tha Balluku.
Sipas Ballukut, ky është projekt i vitit 1986, dhe nuk ka pasur asnjë devijim me kalimin e viteve.
“Edhe opozita fillon e përdor është ndryshuar projekti disa herë, eshte cuar aty eshte cuar ketu. Të gjithë banorët e Paskuqanit, zonës verilindore s’kanë ndonjë kontakt të vecantë me qeverinë, qeveria nuk e ka ndryshuar gjurmën për të favorizuar dikë apo jo”, tha ministrja.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





