
Era e fortë e kësaj fillimjave pritet të zbutet në ditët e ardhshme, por moti i ftohtë do të vijojë të na shoqërojë edhe për pak ditë.
Sipas parashikimit të metereologes Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, kjo javë e dytë e shkurtit pritet të ketë mot të mirë, por të ftohtë.
Gjoni tha se temperaturat do të vijnë duke u ngritur teksa afron fundjava.
"Duke filluar nga sot, kemi përmirësim të kushteve atmosferike. Do t’i lëmë pas ditët me shi, por temperaturat e ulëta, ashtu do të na shoqërojnë edhe disa ditë. Në zonat malore, pritet të shkojnë nga -6 deri në 3 gradë celsius, vendet e ulëta nga -1 deri në 10 dhe në bregdet 2-12 gradë celsius.
Pas datës 10 pritet një rritje e temperatutave, ku ato më minimale edhe në zonat malore pritet që të shkojnë mbi 0", tha meterologia.
Gjoni shtoi se edhe këto ditë të mesit të shkurtit do kemi prapë temperatura të ulëta, por asgjë jashtë normales për stinën. Gjatë këtyre ditëve dhe fundjavës nuk presim reshje. Të hënën, priten reshje të dobëta në veri e verilindje të vendit, por situata është e qetë.
Vendet malore e bregdetare do të jenë të favorshme në fundjavë, sepse nuk priten reshje si dhe temperaturat do të jenë më të ngrohta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





