Transmetuar më 09-02-2022, 11:07

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka vendosur ende në lidhje me transferimin e Saimir Tahirit, në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ish-ministri i brendshëm vijon që të mbahet në ambientet e 313-tës në Tiranë, ndërkohë që është izoluar nga pjesa tjetër e të dënuarve për të shmangur çdo lloj incidenti.

Mësohet se dy janë opsionet ku Tahiri do të vuajë dënimin. Fieri dhe Rrogozhina janë dy burgjet ku Tahiri mund të transferohet në ditët në vijim ish-ministri i brendshëm, i cili u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Mundësia më e madhe sipas informacioneve nga drejtoria e burgjeve ështe që Tahiri të transferohet në burgun e Rrogozhinës, por kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim.

Për ish-ministrin e Brendshëm GJKKO la në fuqi vendimin e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg. Ai u akuza nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

Ndërkohë Tahiri pret zbardhjen e vendimit të GJKKO-së, për t’iu drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për të kundërshtuar apelin e posaçëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd