
Ëndrra e Einxhel bëhet realitet. “100 mijë euro nuk ma ndryshojnë jetën. Do doja të hapja një fondacion për vajzat, të cilat familjet i detyrojnë të martohen të reja, pa u dhënë asnjë mundësi”.
Kjo është ideja e Einxhel Shkirës, nëse fiton Big Brother VIP. “Për shembull, me fondacionin tim do ndihmoja vajzat të shkollohen ose të bëjnë kurse, nëse nuk kanë mundësi. Sigurisht, më duhet ndihma e njerëzve profesionistë. Vajzat dhe gratë duhet të jenë të pavarura. Duhet të jetojnë me zgjedhje të lira”, argumentoi moderatorja e njohur sonte në mbrëmjen live të Big Brother.
Për këtë, familja Hoxha, do ta ndihmojnë Einxhelin të hapë këtë fondacion për vajzat shqiptare. Do të jetë një talk-show në televizion, me të cilin Einxhel do të mund të ndihmojë rininë shqiptare.
Big Brother Albania VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Finalja e madhe është me 18 shkurt, ku do të shpallet fituesi i trofeut që vlen 115 mijë euro.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





