
Ferdinant Rrushi do ti dorëzohet Italisë. Ky vendim u dha nga Gjykata e Tiranës që pranoi ekstradimin e tij dhe pranoi kërkesën e Italisë.
Mbas këtij vendimi të shpallur gjatë të martës, miratimi i ekstradimit do ti përcillet ministrit të Drejtësisë, i cili është autoriteti final që pritet ti largojë drejtësisë shqiptare një nga protagonistët e një krimi të rëndë të ndodhur në nëntor 2021.
I akuzuari u zbulua fillimisht nga te afërm të viktimës që e treguan atë si njeriu i fundit me të cilin viktima u largua me një automjet. Mbas këtij momenti familja nuk dinte me asgjë per fatin e tij. Por kur 43 vjecari Rrushi u thirr ne polici, u zbulua qe ndërkohe ndaj tij ishte prere një mase arresti dhe ishte i shume kërkuar bazuar ne masën e një gjyqtari paraprak ne Xhenova.
Sakaq gjatë hetimeve në Tiranë dhe këqyrjes se kamerave te sigurisë trupi i viktimës, Rruzhdi Hoxha, i cili kishte qëndruar me të dyshuarin u gjet disa ditë më vonë në zonën e Qafe Mollës. Nga kontrollet në zonën e Dajtit policia gjeti disa parcela me hashash që dyshohet se i përkisnin të akuzuarit.
Në përgjimet e italianëve dhe vëzhgimet, Ferdinant Rrushi i njohur ndryshe si Fredi shfaqet në episode të ndryshme të dërgesave me kokainë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





