
Pak ditë para se të mbyllet edicioni i tejzgjatur i reality show Big Brother Vip Albania, mësohen planet e organizatorëve për të shpërblyer banorët e fundit që kanë mbetur në shtëpinë e izoluar.
Burime bëjnë të ditur se Donald Veshaj do të jetë në një projekt të ri të që do të dublojë spektaklin Portokalli me një e show së bashku me vëllanë binjak Romeo Veshaj.
"Më lër të flas" është titulli i show që pritet të nisë transmetimin në muajin mars me një sezon të parë 4 mujor. Ky program do të transmetohet mbrëmjet e të premteve.
Kjo shihet të jetë një dhuratë e këndshme për Donaldin që pas disa përpjekjeve televizive në Vizion Plus, duket se do të bëhet pjesë e Top Channel ku ndodhet dhe ish e dashura e tij Bora Zemani.
Më herët, aktorja e Portokalli, Ariola Demiri fitoi një apartament në Tiranë si dhuratë e ekipit organizator të Big Brother Vip Albania. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





