Transmetuar më 08-02-2022, 18:13

Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e gazetarit grek në Egjipt.

Hetimet për vrasjen e gazetarit grek Nikos Katsikas në Kajro kanë marrë një rrjedhë të re, pasi krimi ka natyrë seksuale.

Iefimerida.gr shkruan se policia arrestoi një shpërndarës ushqimesh, i cili gjatë marrjes në pyetje konfirmoi se fillimisht e ka takuar viktimën në lokalin ku ai punonte. Sipas asaj që ka thënë i arrestuari, ai ka shkëmbyer numrin e telefonit me gazetarin dhe ky i fundit e ka telefonuar dhe e ka ftuar në banesën e tij disa ditë pasi janë takuar.

I akuzuari thotë se kur ka shkuar në banesën e Katsikas, e ka pyetur se cila është gjendja e tij financiare. Kur ai u përgjigj se ishte i varfër, viktima dyshohet se i ofroi një lidhje në këmbim të parave.

I pandehuri u tha hetuesve se ai kishte pranuar dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale dy herë, por viktima nuk pranoi t’i jepte paratë që i ishin premtuar. Kjo gjë solli përleshje mes tyre dhe shpërndarësi sulmoi gazetarin, e hodhi në dysheme dhe e goditi me thikë derisa e vrau.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd