Transmetuar më 08-02-2022, 17:59

Aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Një këmbësore është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës pasi u përplas nga një kamion pranë një pike karburanti.
50-vjeçarja D.C. u godit nga një kamion që drejtohej nga shoferi S.L., 39 vjeç.
Si pasojë e plagëve serioze, ajo është transportuar në kryeqytet për të marrë ndihmën e menjëhershme.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit dhe ka administruar provat në vendngjarje për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij aksidenti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





