Transmetuar më 08-02-2022, 17:09

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 9 vite burg Ervis Gjeci, banues në Kurbin pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze të mitur.

Ai do të bëjë vetëm 6 vite burg pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ervis Gjeci u shpall fajtor për veprat penale “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”.

Ervis Gjeci u arrestua në nëntor të vitit 2019. E mitura e denoncoi për abuzim përmes kërcënimit.

Në prani të psikologes vajza rrëfente se Gjeci kërcënonte vazhdimisht për të vazhduar lidhjen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd