Transmetuar më 08-02-2022, 16:39

Krim pasioni mund të përkufizohet vrasja e gruas sot në Fier.
Burri ka rrëfyer se e ka qëlluar të shoqen me thikë pasi dyshonte se ajo e tradhtonte.
Petrit Mamaj është 56-vjeçari që akuzohet se masakroi për vdekje bashkëshorten e tij, Valdete Mamaj.
Fillimisht ngjarja u cilësua si vetëvrasje pasi pranë dorës së gruas qëndronte thika.
Por më pas gjithçka është zbuluar. Vetë 56-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë.
“Po unë e vrava, e bëra për xhelozi. Më tradhtonte,”- është shprehur ai ndër të tjera.
Petrit Mamaj është vënë në pranga dhe ndaj janë ngritur akuzat për vrasje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





