Transmetuar më 08-02-2022, 10:45

Puthja e ditës së djeshme mes Ilirit dhe Arjolës, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u komentua në çdo faqe rozë. Ata risollën një pjesë nga filmi i vjetër “Edhe kështu, edhe ashtu”, ku shkëmbyen një puthje në buzë.

Nuk mjaftoi vetëm kaq pasi puthja në buzë vijoi edhe në dhomën e rrëfimit në formë shakaje mes tyre. Për këtë situatë ka reaguar gjithashtu edhe miku i ngushtë i Ilirit, por njëkohësisht edhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Sabiani.

“Shiko unë s’reagoj se besoj se ata po bëjnë një lojë nga vëllai i madh, s’është spontane. Janë dy artistë që aktrojnë, s’ ka asgjë të keqe. Edhe unë do puthesha në një situatë të tillë”, tha këngëtari.

Rikujtojmë se edhe pse nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin, Iliri dhe Sabiani krijuan një miqësi shumë të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Madje edhe pas daljes së këngëtarit, ai vijon që të jetë mbështetja më e madhe e balerinit.

Sabiani publikoi gjithashtu edhe një këngë, e cila i dedikohej rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP” dhe titullohet “Për Ju” në bashkëpunim me Helios.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd