Aksident në seri përballë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën “Ilindenska”, ku të përfshira ishin tre mjete, mes tyre edhe ajo e ministrit të Financave Fatmir Besimi. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri Fatmir Besimi përmes një postimi në Facebook.
Në mjet bashkë me të ishte edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk kishte persona të plagosur rëndë, vetëm dëme materiale.
“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Besimi në Facebook.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd