
Prej ditës së premte, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dërguar në paraburgim pasi u dënua me 3 vite E 4 muaj burgim nga Apeli i GJKKO.
Avokati i tij, Maks Haxhia, në studion e Opinion, ka thënë se Tahiri është në gjendje të mirë dhe i bindur në pafajësinë e tij.
Sipas Haxhisë, Tahiri nuk është nga ata persona që ka frikë apo trembet kollaj. Ai ka zbuluar më tej se gjatë ditës së sotme, Tahiri është takuar me familjarët e tij.
“Është në dhomë më vete në një gjendje shpirtërore shumë të mirë, me kurajo. E ka pritur pa pesimizëm se është i bindur në pafajësinë e vetë. Në burg duhet të qëndrojë me persona të tjerë. Ai nuk është nga ata tipa që i lëviz qerpiku. Sot është takuar me familjarët”, tha ndër të tjera avokati i Saimir Tahirit.
Nuk është përcaktuar ende burgu që do të vuajë dënimin Tahiri, ndërsa gjykata vendosi që të ishte i sigurisë së zakonshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





