Transmetuar më 07-02-2022, 22:39

Betejën e tij me drejtësinë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka zhvilluar me avokatin Maks Haxhia.

Haxhia ka kërkuar që shteti të marrë masa për mbrojtjen ejetës së klientit të tij. I ftuar në “Opinion”, Haxhia tha se Tahiri vetë nuk ka pretendime se mund t’i rrezikohet jetë, por që kjo nuk do të thotë që ai të lihej i pasigurtë.

Avokati tha më tej se Tahiri ka një gjendje të mirë shpirtërore, pavarësisht dënimit.

“Sot paradite e kam takuar, është tek 313, është në gjendje shumë të mirë shpirtërore. Pritet që të transferohet. Nuk besoj t’i rrezikohet jeta, nuk është nga ata tipa që i lëviz qerpiku e nuk ka ngritur pretendime të tilla. Por kjo nuk do të thotë që qeveria të mos marrë të gjitha masat e nevojshme për ta lënë të sigurtë,”- tha Haxhia ndër të tjera.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd