Transmetuar më 07-02-2022, 20:41

Presidenti Meta gjatë një konference për mediat i është përgjigjur “live” disa pyetjeve që i janë drejtuar nga Gjykata Kushtetuese, në kuadër të seancës për shkarkimin e tij. Meta këto përgjigje ia ka dërguar me shkrim edhe Gjykatës.

Pyetjes se a i ka zbatuar Presidenti detyrimet kushtetuese”, Meta i është përgjigjur duke u shprehur se nuk ka mbështetur asnjë parti, pasi ka qenë kritike si me qeverinë, ashtu edhe me opozitën.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se në fushatën zgjedhore para 25 Prillit e ka krahasuar atë me ish-ministren Etilda Gjonaj, duke e quajtur Presidentin një kandidat të opozitës.

A i keni zbatuar detyrimin kushtetuese gjatë fushatës

Meta: E gjithë veprimtaria e presidentit ka qenë dëshmi e qëndrimit mbi palët. Ai kurrë nuk ka mbështetur asnjë subjekt garues në zgjedhje. Ka qenë kritik ndaj qeverisë dhe opozitës. Të gjithë i mbajnë mend kritikat e vazhdueshme të presidentit të republikës. Nxitja e presidentit për marrëveshjen e 5 qershorit ka qenë e evidentuar publikisht. Zgjedhjet e 25 prillit 2021 provuan qartë shqetësimet e presidentit të Republikës. Nuk ka pasur asnjë shqetësim nga KQZ si institucioni që është administratori i zgjedhjeve.

Si e vlerësoni formulën e betimit?

Meta: Presidenti ka pasur në vijimësi një qëndrim të qartë. Presidenti ka ndërmarrë iniciativa drejtuar palëve për të bashkëpunuar për zbatimin e reformës në drejtësi. Ka ndërmarrë iniciativa për nxitur bashkëpunim mes palëve dhe për të shmangur përplasjet. Këto janë fakte publike. Edhe gjatë situatës së pandemisë presidenti ka marrë iniciativa në funksion të paqes duke mbledhur në tryezë këshillin e sigurimit. Gjatë periudhës së pandemisë presidenti ka paraqitur platformë gjithëpërfshirëse për angazhimin për çeljen e negociatave.

Iniciativat e presidentit kanë qenë të shumta për të parandaluar konfliktet dhe për të mos ngrirë siç ka ngrirë procesi i hapjes së negociatave. Për kujtesë në datën 10 mars kur PS zhvilloi një aktivitet për të prezantuar kandidatët, kryeministri kur prezantoi Etilda Gjonajn e krahasoi me presidentin duke e cilësuar atë kandidat të opozitës.

Provë e sulmit të maxhorancës evidentohet në fotot, posterat e vendosura nga PS në disa qytete si Durrës dhe Tiranë. Vendosja e tyre ka qenë tregues i qartë i sulmit ndaj presidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd