Transmetuar më 07-02-2022, 14:54

U zhduk pa lënë gjurmë në vitin 2021, policia e Kosovës Policia e Kosovës ka rishpërndarë edhe njëherë foton e Zarife Igrishtës. Ajo  është e vitlindjes  1982 dhe banuese në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Sipas Policisë, veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, por nëse dikush e sheh, të telefonojë numrat 192 apo 045192092.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: -intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, -kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, -kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), -analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj,”– njofton Policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd