
Shqiptari i arrestuar në Selanik si anëtar i organizatës kriminale që vranë 18 vjeçarin Alkis Kampanos quhet Aleksandër Gega.
Tetë personat e dyshuar për vrasjen e të riut, të hënën pasdite do të përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre në Prokurori. Ata janë të gjithë anëtarë të së njëjtës shoqatë tifozësh të futbollit të PAOK-ut, e njohur në Selanik jo vetëm për emrin “Porta 4”, por edhe aktet e shfaqura të dhunës si brenda dhe jashtë stadiumit.
Policia ka deklaruar se gjurmët e tyre janë identifikuar në vendin dhe armët e sekuestruara të krimit.
Shumica e tyre, shtatë grekë dhe një shqiptar, të moshës nga 20 deri në 23 vjeç, janë proceduar penalisht edhe më parë.
Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, një 20-vjeçar me origjinë shqiptare që është larguar drejt Shqipërisë nëpërmjet Kapshticës një ditë pas vrasjes së 19-vjeçarit dhe ndaj tij thuhet se do të lëshohet një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Ai konsiderohet si mik i ngushtë i 23-vjeçarit me origjinë shqiptare që u arrestua i pari me akuzën për vrasjen e 19-vjeçarit dhe që sot shkon përsëri në Prokurori për t’u përballur me akuzat e tjera.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





