


Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Itali për një vizitë zyrtare.
Ditën e sotme, pritet të zhvillojë një takim në Unitus, Universiteti i Tuscias me ministren e Universitetit dhe Kërkimeve në kuadër të bashkëpunimit në arsim
Por një ditë më parë është fotografuar teksa po shëtiste nëpër lagjen “San Pellegrino”. I veshur me kostum të errët dhe i shoqëruar nga familjarët, ai u ndal në një lokal të zonës.
Ndërkohë këtë të hënë nën shoqërinë e delegacionit shqiptar ndodhet në një takim me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa.
Gjithashtu në takim pritet që të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-up-et dhe inovacionin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





