Transmetuar më 07-02-2022, 11:45

Një burrë ka plagosur aksidentalisht kushëririn e tij në Gjirokastër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Picar.
59-vjeçari me inicialet A.M po qëllonte me armë ndaj qenve të fshatit mirëpo aksidentalisht plagosi edhe kushëririn e tij Siri Muro.
I dëmtuari është dërguar në spitalin e Gjirokastrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





