Transmetuar më 07-02-2022, 07:59

Para dy ditësh PD depozitoi në KQZ ankesën për zhbërjen e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ që sipas saj nuk është legjitim.

Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë kërkesën. Seanca nis në orën 08:30 në të cilin relator i kërkesës ankimuese i zgjedhur nga KQZ është Ledio Braho. Vendimi pritet që të jepet në orët në vijim.

PD parashtron 3 argumente, dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.

PD kërkoi mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike. Sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha. Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ai që tha se në garë për 6 marsin me këtë koalicion mund të futen vetëm dy partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, e kryesuar nga Monika Kryemadhi e Partia Demokristiane me kryetar Nard Ndokën. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk u pranua për shkak të simboleve që mban që i përkasin Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën. Sipas Celibashit përdorimi i simboleve nga një grup tjetër politik cënon interesat e Partisë Demokratike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd