Transmetuar më 06-02-2022, 13:42

Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja ka sfiduar temperaturat e ulëta të shkurtit. Pedagogu është shfaqur në mes të ujit të ftohtë, në Gropat e Selcës, në Shkodër, teksa nuk mungojnë dhe rrezet e diellit të dimrit.

Në një postim në "facebook", pedagogu thekson se ky është një vend fantastik jo vetëm për njerëzit, por ka plot histori, kulturë e revolucion.

“Këtu jemi në Selcë të Kelmendit dhe është një vend fantastik jo vetëm për njerëzit që janë të mrekullueshëm, por edhe me plot histori, kulturë dhe revolucion. Pak më lartë këtu është Lëpusha, një nga perlat e Alpeve, më herët është Tamara që është zhvilluar tani së fundmi dhe është vendi që u zhvillua një nga betejat kryesore të kryengritjes Anti-komuniste të armatosur në Europë.

Gjëja që pak nga ju e dinë është që në Kelmend, është që tani në dimër mund të bësh plazh. Uji është çik i freskët dhe shumë i bukur”, u shpreh ndër të tjera pedagogu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd