Transmetuar më 05-02-2022, 20:09

Policia greke ka vijuar hetimet për të bërë të mundur arrestimin e personave të përfshirë në vrasjen e 19- vjeçarin grek, Alqis Kambanu.

Sipas mediave grele bëhet me dije se grupi që sulmoi të rinjtë konsiderohen bandë kriminale, ndërsa policia greke ka nisur një operacion special për arrestimin e shpejtë të gjithë të implikuarve.

Kujtojmë se, po sipas raportimeve rol kryesor në vrasje kishte dhe një 20 vjeçar shqiptar, shok i ngushtë i 23 vjeçarit tjetër, të arrestuar.

20-vjeçari ka kaluar kufirin drejt Shqipërisë ditën e enjte ku dhe mendohet se fshihet, gjithashtu ai është ndaluar nga policia në vitin 2019, për dhunë kundër tifozave të skuadrës kundërshtare Aris.

Sakaq policët duke kërkuar në sistem të dhënat e 20-vjeçarit, vunë re se ka vulosur pasaportën në pikën kufitare drejt Shqipërisë mesditën e të enjtes.

Njoftohet se policia greke ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kapjen e 20-vjeçarit që sipas këtyre të dhënave fshihet tashmë në Shqipëri.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të hënën pas mesnate, në afërsi të stadiumit së skuadrës së Aris në Selanik.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd