Transmetuar më 05-02-2022, 18:48

Sot një helikopter ka fluturuar sipër shtëpisë së Big Brother. Ai ka hedhur tuva me karafila në oborr. Ishte një surprizë që Romeo i bëri vëllait të tij binjak, Donaldit.

“E di që nuk është e thjeshtë, por jeni më të mirët. Ju uroj suksese. Demi vëllait, gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm”.-tha ai me audio-mesazh, teksa e dëgjuan të gjithë banorët.

Por pas kësaj ka reaguar Iliri duke thënë se nuk priste që brenda shtëpisë së BBV të kishte aq shumë po*dhë, duke iu referuar Donaldit dhe surprizës për të.

“Një nga gjërat që kam urryer në jetën time tek njerëzit është tangërlliku, p*rdha. Të jesh kaq i ri dhe të kesh kaq shumë p*rdhë!! Unë kam njohur realisht shumë njerëz, si shqiptarë, si të huaj që kanë bërë karrierë, kanë lekë me ble botën dhe janë njerëzit më të thjeshtë të kësaj dynjaje. Një p*rdhë të tillë këtu brenda unë nuk e kisha imagjinuar kurrë!”.- tha Ilri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd