
I bënin presion të miturës për t’i zhvatur lekët, në pranga tre të rinj, një në kërkim.
Pas një hetimi 1 mujor, poliia e Korçës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë kanë përfunduar operacionin e koduar "Rrjetet sociale", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" kryer në bashkëpunim, i shtetasve E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë; K. P., 28 vjeç, banues në Korçë; Xh. D., 21 vjeç, banues fshatin Barç, Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi K. A., 19 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.
Nga hetimet e kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nga rrjetet sociale, një 17-vjeçare, së cilës i kanë marrë përgjatë 1 muaji në kohë të ndryshme, shuma të ndryshme në lekë dhe euro, në shumën 200.000 lekë dhe 8.000 euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100.000 lekë, 6.000 euro, një automjet tip "Benz" dhe katër aparate celularë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





