Transmetuar më 05-02-2022, 09:38

I riu Armand Mici u gjet i djegur në makinë mbrëmjen e kaluar në rrugën e vjetër të Kërrabës në Elbasan. Ai kishte blerë pak minuta më parë në një karburant 13 litra benzinë.

32-vjeçari është filmuar nga kamerat e sigurisë duke i thënë punonjësit se makina e tij nuk kishte me karburant.

Para se ndërmarrë aktin vetëflijues, ai kishte lënë derën e shoferit dhe derën e pasagjerit të hapura çfarë e orientoi policinë drejt pistës së vetvrasjes.

Po ashtu mësohet se janë këqyrur kamerat e sigurisë në terren, ku shihej Mici në karburant.

Nga verifikimi i targës së makinës policia identifikoi viktimën dhe mori në pyetje familjarët e tij të cilët treguan se prej 20 ditësh 32-vjecari kishte shfaqur shenja depresioni dhe qëndronte i mbyllur në vetvete.

Rasti është nën hetim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd